Emmanuel Macron tha të enjten se Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko nuk e ka pranuar propozimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për të luajtur një rol ndërmjetësues në zgjidhjen e krizës politike në vend.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidenti francez konfirmoi gjithashtu se edhe Vladimir Putin e mbështet propozimin e OSBE për dialog me qeverinë bjelloruse dhe opozitën.
Në cilësinë e kreut të OSBE-së, kryeministri Rama ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Minskun për të biseduar me te gjitha palët e përfshira në krizën pas zgjedhjeve.
Protestat në Bjellorusi vijojnë prej të dielës së kaluar, ditë kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale.