Presidenti francez Emmanuel Macron po rigjallëron qeverisjen me reforma që kapërcejnë spektrin politik të partisë së tij dhe shkojnë thellë nga e djathta.
Në një bashkëbisedim 2 orë e gjysmë me rreth 100 gazetarë, shefi i Elizesë foli për reforma të tilla si vendosja e uniformave të detyrueshme nëpër shkolla, luftë kundër bandave kriminale dhe ato të narkotrafikut dhe hapa për të rritur lindshmërinë, si leja 6 mujore për të dy prindërit e rinj, teksa popullsia e Francës po plaket me ritme të shpejta. Macron premtoi edhe ulje të taksave dhe projekte për rritjen e pagave.
“Për të shmangur rikthimin e ekstremeve dhe për të luftuar të djathtën ekstreme në veçanti, duket të përqëndrohemi tek gjërat që i bëjnë njerëzit t‘u japin votën”.
Javën e kaluar, Macron emëroi një Kryeministër të ri pas krizës së mbështetjes që pësoi kabineti i Elizabet Bornit, të shkaktuar nga reforma e shumëkontestuar e rritjes së moshës së pensioneve.
Reforma i dha një hov në sondazhe ekstremistëve të djathtë të Marin Le Penit, të cilët kryesojnë me 10 pikë diferencë.