Makina futet mes turmës në Manheim, Gjermani, të paktën një i vrarë

Autoritetet gjermane janë alarmuar pas një incidenti me një makinë ka hyrë mes njerëzve në qytetin e Mannheim.

DW raporton se mediat lokale kanë raportuar se të paktën një person ka humbur jetën.

Gazeta gjermane Bild raporton se drejtuesi i mjetit është arrestuar, pa dhënë detaje të tjera.

Raportet e pakonfirmuara thonë se “disa persona” janë plagosur.

Policia tha: “Për shkak të vendosjes së policisë, qytetarëve u kërkohet të shmangin qendrën e qytetit Mannheim dhe të bëjnë një devijim të gjerë”.

Leave a Reply