Sipas ligjit aktual vetëm 4 sëmundje mund të kurohen me barna që kanë përbërje kanabisi.
Për këtë gjë sot nga shoqata “Makkanabis” kërkuan që përveç kancerit, sklerozës, epilepsisë dhe sidës, të shtohen në listë edhe sëmundje të tjera, në mënyrë që qytetarët të mos detyrohen të blejnë këto ilaçe në rrugë ilegale. Nga kjo shoqatë thonë se barnat e kanabisit duhet të jenë edhe në listën e Fondit Shëndetësorë.
“Në këtë mënyrë pacientët detyrohen që ilaçin ta gjejnë vetëm në rrugë ilegale. Kjo për fat të keq është kështu, sepse fillimisht shkojnë nëpër mjek që të marrin recetë e cila nuk u jepet. Në Amerikë, Fondi mbulon kurimin e 100 sëmundjeve, Gjermani 62 të tillave, ndërsa këtu as me paratë e veta nuk mund të mbërrijnë deri tek kanabisi si ilaç”, tha Gordana Trendovska Serafimovska.