Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i kërkon Kuvendit të Kosovës miratimin për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Këtë kërkesë Thaçi e bëri përmes një video-mesazhi në Facebook duke shpresuar që deputetët do ta mbështesin kërkesën e tij.
“Sado e dhimbshme, sado e gjatë, sado e padrejtë të duket në raste të caktuara, rruga e zbardhjes së çdo pretendimi për krime lufte si dhe rruga e pastrimit të njollave të vëna padrejtësisht mbi luftën tonë dhe veçanërisht mbi UÇK-në, nuk kanë asnjë alternativë tjetër përveç rrugës së drejtësisë…”, tha Thaçi.
Thaçi më tej akuzoi ndërkombëtarët se heshtja e tyre, po kuptohet si aprovimi i gjenocidit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.
Në ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet se mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që konfirmohet edhe në vet këtë gjykatë.