Maqedonia ndodhet në udhëkryq politik. Ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-se Emil Dimitriev ka marrë mandatin nga presidenti Ivanov për formimin e qeverisë teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve, partia më e madhe opozitare LSDM njofton se nuk do të marrë pjesë në proces pa plotësuar kushtet e saj. Ajo kërkon pastrimin e listave zgjedhore dhe garantimin e lirisë mediatike. Ndërkohë kuvendi i Maqedonisë pasi pranoi dorëheqjen e kryeministrit Gruevski, miratoi shpërndarjen e parlamentit me 73 vota pro, 1 kundër dhe 6 abstenim. Seanca u bojkotuar nga LSDM-ja. Me herët lideri i VMRO-DPMNE-se deklaroi se vendimi i partisë së tij është për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill, në respektim të plotë të marrëveshjes së korrikut 2015, nën ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johanes Han. Të njëjtin qëndrim sa i takon datës për organizimin e zgjedhjeve ka mbajtur dhe partia tjetër në koalicion Bashkimi Demokratik për Integrim. Përplasjet mes palëve në Maqedoni vijnë, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vlerësoi se nuk mund të bëhet pastrimi i regjistrit zgjedhor deri në datën 24 prill, siç ishte vendosur ne marrëveshjen e korrikut. Me pare komisioni kishte dhënë garanci se ekzistonin kushtet për zgjidhjen e këtij problemi, por ne njoftimin e tij theksohet se ne këtë afat të shkurtër nuk mund te kete listë të besueshme zgjedhësish dhe zgjedhje të besueshme.
Taravari: Zaev lirisht le të më parashtrojë padi, nuk do t’i kërkoj falje
Kryetari i Komunës së Gostivar dhe sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje…