Mijëra maqedonas kanë marrë pjesë në protestën e dytë kundër kërkesave të partive shqiptare, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.
Protestat në kryeqytetin Shkup dhe në qytetet e tjera, përsëri janë udhëhequr nga partia ËMRO-DPMNE, që ishte në qeveri për disa vite, e cila i kundërshton kërkesat për instalimin e dygjuhësisë, pasi sipas saj kjo e ndanë unitetin e vendit.