Janë shpallur fituesit e Maratonës së Tiranës për distancën 10 km. Në podiumin e meshkujve, David Nikolla nga Shqipëria u shpall fitues, duke lënë pas konkurrentët e tjerë me një performancë të shkëlqyer. Pas tij, në vendin e dytë u rendit Albion Ymeri nga Kosova dhe Bogdan Somenoyyeh nga Ukraina zuri vendin e tretë.
Ndërkohë, në kategorinë e femrave, fituesja e garës ishte Gresa Bakraqi nga Kosova, e cila u shfaq në formë të shkëlqyer dhe e mori vendin e parë. Redia Dauti nga Shqipëria u klasifikua në vendin e dytë, ndërsa Luisa Gaia Dal Molin nga Italia përfundoi garën në vendin e tretë.
Maratona e Tiranës mbahet për të tetin vit me radhë dhe këtë herë ka bërë bashkë rreth 5 mijë atletë nga 50 vende të ndryshme të botës.