Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se një marrëveshje mund të jetë afër për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
“Kushtet padyshim po piqen. Kjo është një shenjë e mirë,” u tha Netanyahu familjeve të pengjeve në Uashington të hënën, ku ai pritet të takohet me presidentin e SHBA Joe Biden, këtë javë pas fjalimit në Kongres. Kjo dekleratë e Netanyahut lidhur me pengjet, është krejt ndryshe nga ato të mëparshmet, ai fliste me bindje se për lirimin e pengjeve në asnjë mënyrë nuk do të bëjë marrëveshje duke lënë të nënkupton se deri te lirimi i tyre do të arrinte përmes alsioneve ushtarake.
Përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza, të cilën Biden e përshkroi në maj, të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari, kanë marrë një vrull të ri muajin e kaluar. Të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se negociatorët”po shkonin drejt vijës së “finishit”.