Masakroi të moshuarin, zbardhet dëshmia e autorit: U përleshëm për rreth 1 orë, e godita disa herë me thikë, më pas me çekiç

Fation Janina, 39-vjeçari që u arrestua për vrasjen e të moshuarit Paulin Gina ka pranuar krimin para autoriteteve policore, duke thënë se e vrau për një borxh që i kishte.

Vizion Plus ka zbardhur dëshminë e Fatjon Janina. 39-vjeçari ka deklaruar para policisë se shkak për konfliktin është bërë një borxh prej 200 mijë lekësh që viktima ia kishte autorit.

Ai ka treguar dinamikën e ngjarjes dhe mënyrën se si e ka goditur për vdekje 82-vjeçarin.

“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë.”, tha ai.

Leave a Reply