Ministrisa e Shëndetësisë së Libanit tha se më shumë se 1 mijë e 500 njerëz në Liban janë vrarë dhe mbi 8 mijë janë plagosur që nga muaji i kaluar.
Rreth 1.2 milionë njerëz janë zhvendosur që nga përshkallëzimi i luftimeve muajin e kaluar, kanë thënë autoritetet libaneze, derisa kriza humanitare rritet dhe Izraeli zgjeron operacionet e tij ushtarake.
Një e katërta e Libanit tani është nën urdhrat e zhvendosjes ushtarake izraelite, sipas Kombeve të Bashkuara.