Thuajse të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë të përfshira në garantimin e sigurisë dhe rendit gjatë vizitës së kryeministri serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç.
Policia e Shtetit njoftoi për mediat pasditen e së martës se në garantimin e sigurisë dhe rendit janë të angazhuara Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike, Drejtoria për Krimet e Organizuara, ajo për Krimet e Rënda, forcat e posaçme operacionale dhe forcat e Policisë.
Në total, gjatë qëndrimit në Tiranë, siguria e Vuçiç do të garantohet nga 1090 efektivë të policisë, ndërsa në Durrës, ku është parashikuar një darkë mes dy kryeministrave, siguria do të garantohet nga 220 efektivë.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve mbi ndalim-qarkullimin e përkohshëm në disa zona dhe rrugë në Tiranë dhe Durrës.