Më shumë se 1300 persona janë arrestuar në Moskë, pas protestës masive të opozitës që degjeneruan në përplasje me policinë.
Pas zbehjes së protestës polica mësyu në vendgrumbullimet e manifestuesve duke i vënë në pranga.
Për kryebashkiakun e Moskës, protesta ishte një kërcënim për sigurinë e kryeqytetit.
Manifestuesit denonconin parregullsitë në zgjedhjet e lokale. Sipas tyre disa nga kandidatët nuk kishin plotësuar numrin e nevojshëm të firmave për të garuar, ndërsa nga ana tjetër figurave të rëndësishme të opozitës u është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhjet që do të mbahen në shtator.
Ndërkohë që Moska u kthye në arenë përplasjesh mes protestuesve dhe policisë, presidenti Vladimir Putin mori pjesë në një aktivitet në përkujtim të marinavrëve të mbytur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shefi i Kremlinit u zhyt në 50 metra thellësi, për të vizituar nëndetësen sovjetike të mbytur në detin Balltik.