Mbi 15 mijë të infektuar dhe 613 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 63 persona të infektuar me coronavirus.

Ka shkuar në 15 mijë e 63 numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në Kosovë, kjo pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 61 raste të reja.

Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë dhe kanë ndërruar jetë dy të tjerë.

Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht numri i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 570, kurse numri i viktimave nga coronavirusi ka arritur në 613.

Sipas statistikave zyrtare të IKSHPK-së, në Kosovë janë edhe 1 mijë e 880 raste aktive me coronavirus.

https://m.facebook.com/IKSHPK/posts/3102397753221541

Leave a Reply