Brenda një jave, më shumë se 3.8 milionë punëtorë të larguar nga puna kanë aplikuar për të përfituar nga skemat e papunësisë, pasi ekonomia amerikane vazhdon të bie.
Afërsisht 30.3 milionë njerëz kanë bërë kërkesa për ndihmë brenda gjashtë javëve pas shpërthimit të COVID-19 në vend.
Këtë javë, qeveria federale ka vlerësuar se ekonomia është tkurrur me një normë vjetore prej 4.8 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, që është rënia më e theksuar brenda tre muajve që nga kriza financiare e vitit 2008. Asnjë tremujor i mëparshëm nuk ka qenë kaq i dobët prej se qeveria filloi të mbajë shënime që nga Lufta e Dytë Botërore.
Fabrikat, hotelet, restorantet, dyqanet, kinematë dhe shumë biznese të vogla janë mbyllur. Familjet janë duke ulur shpenzimet dhe besimi i konsumatorë po bie.
Gati një e pesta e amerikanëve presin që të ardhurat e tyre të bien në gjashtë muajt e ardhshëm, që është parashikimi më i keq i tillë në më shumë se shtatë vjet.