Mbi 41 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Tërmeti i javës së kaluar me epiqendër në Turqinë juglindore rezulton të jetë më i rëndi në këtë vend të paktën në këto 100 vite. Bilanci i viktimave kapërceu edhe atë të vitit 1939 të Erzinxhanit, ku humbën jetën 33 mijë njerëz.

Teksa operacionet e kërkim shpëtimit kanë hyrë në ditën e 10-të, numri i viktimave ka arritur në 35,400 vetëm në Turqi.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve përfshirë edhe Sirinë përllogaritet në mbi 41 mijë. Megjithatë, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nuk janë shuar plotësisht. Kjo 77-vjeçare u nxorr e gjallë nga rrënojat pas qëndroi për 212 orë e bllokuar.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e krahasoi tërmetin me bombat bërthamore.

“Efekti i lëkundjeve ishte e barabartë me qindra bomba të fuqishme bërthamore. Tërmete të tilla të mëdhenj ndodhin në oqeane dhe efektin e japin në tokë. Kurse në Karaman-marash, epiqendra ishte poshtë banesave”.

Përllogaritet që mbi 50 mijë ndërtesa të dëmtuara nga tërmeti, shumica dërrmuese pallate banimi në 10 qytete të mëdhenj, duhen prishur dhe rindërtuar nga e para. Vlera e rindërtimit pritet të arrijë dhjetëra miliardë Dollarë.

Leave a Reply