Vdekjet globale nga COVID-19 u rritën në më shumë se dy milionë sot, ndërsa pandemia vazhdon të përkeqësohet në të gjithë botën.
Numri i të vdekurve është regjistruar nga Universiteti “Johns Hopkins”, të dhënat e të cilit tregojnë gjithashtu edhe për 93,3 milionë raste infektimi nga COVID-19 të raportuar në të gjithë botën.
Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres bëri thirrje për solidaritet global në trajtimin e pandemisë.
“Mjerisht, ndikimi vdekjeprurës i pandemisë është përkeqësuar nga mungesa e një përpjekjeje të koordinuar globale”, tha ai në një video.
Guterres u ankua për “vakumin e vaksinave”, ku vaksinat po arrijnë më shpejt në vendet me të ardhura të larta, ndërsa më të varfrit në botë nuk kanë fare.