Kryeministri Rama i ka dorëzuar mitropolitit të Gjirokastrës, lejen e legalizimit te kishës më të re në Gjirokastër.
Një ditë më parë kryeministri i dorëzoi myftiut të Kukësit certifikatën e legalizimit të xhamisë Bicaj dhe katër xhamive të tjera të zonës.
Statistikat tregojnë se janë mbi 1 mijë objekte kulti prej vitesh në pritje të legalizimit, një proces që, ashtu si edhe për shtëpitë, është përshpejtuar në këto dy vite.