Tri dite pasi ekspertet e nivelit te larte miratuan draftin kushtetues, te premten ne orën 11 do te mblidhet Komisioni i Posaçëm per reformën ne drejtësi.Ne axhenden e komisionit është miratimi i paketës kushtetuese qe do t’i çohet Venecias per te dhëne opinionin e saj. Por ne prag te mbledhjes se deputeteve, duket se skena politike është bere tripolare. Nga njëra ane, është Partia Socialiste, e cila e ka shprehur mbështetje pa rezerva ne lidhje me përshtatjen qe ekspertet i kane bere paketës fillestare kushtetuese, ne raport me opinionin paraprak te Venecias. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, e cila kryesohet nga një përfaqësues i LSI, Ylli Manjani, nëpërmjet eksperteve te saj ka depozituar 23 amendamente per reformën ne drejtësi. Dhe i treti është qëndrimi i opozitës, e cila duke analizuar paketën kushtetuese ka deklaruar se 11 rekomandime te komisionit te Venecias nuk janë reflektuar ne draftin final. Te gjitha këto qëndrime pritet te përcillen nesër ne mbledhjen e Komisionit te Posaçëm per reformën ne drejtësi. Situata duket e ngjashme me mbledhjen e fundit te 28 shtatorit atëherë kur Venecias iu nis drafti i pare i ndryshimeve kushtetuese. Asokohe socialistet mbështeten ekspertet, edhe LSI votoi pro draftit por nisi ne Venecia 31 amendime, ndërkohe qe demokratet nga ana e tyre përgatiten nje dokument voluminoz me amendime dhe pyetje per ekspertet e Komisionit te Venecias. Pasi komisioni parlamentar t’i dërgoje Venecias dokumentet për ndryshimin e Kushtetutës, ne 21 janar pritet qe ekspertet e komisionit te mbërrijnë ne Tirane per tu njohur me qëndrimet e te gjitha palëve para se te publikojnë opinionin e tyre përfundimtar per reformën ne drejtësi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se i vodhi zgjedhjet lokale të 2023-shit.
Gjatë takimit me demokratët e Degës Nr. 9 në Tiranë, Berisha theksoi se me protestat e tyre, ata e shndërruan…