Mbyllet Ministeriali i OSBE/ Rama: Vendet e BE të heqin stereotipet për Ballkanin

Në një vit të paprecedent, i takoi Shqipërisë që të mbaj kryesimin e te vetmes organizatë në botë, ku bashkë janë të ulur në të njëjtën tryezë ShBA dhe Rusia. Presidenca shqiptare e OSBE-se kalojë përmes shumë sfidave, por për Edi Ramën këto janë dëshmi se edhe një vend i vogël mund tja dal të drejtoi me sukses një organizatë.

EDI RAMA

Shqipëria mund të jetë një vend i vogel por do donim të bënim gjera të mëdha këtë vit. Vendi ynë nuk ka patur kurr më parë një moment të tillë, si ky i sotmi këtu. E nëse mund të realizojmë dhe të arrijmë rezultate në OSBE në mes të pandemisë, me konflikte e kriza gjithëpërreth, nuk ka dyshime që mund të arrijmë rezultate dhe tjetër kund tashmë, në Këshillin e Sigurisë të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022 dhe ky është objektivi ynë i ardhshëm.

E duke qëndruar tek vendet e vogla, Rama nuk kurseu dhe një mesazh për Bashkimin Europian.

EDI RAMA

Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rritur ambiciet ndërkombëtare dhe më thoni ju a nuk është e shkëlqyer që Ballkani i cili tradicionalisht ka qenë trazues, angazhohet për të ftohur gjërat në një hapësirë kaq të madhe sa është OSBE? Eshtë e mrekullueshme. Unë shpresoj që kjo do të ndihmojë që të ndërrojë njëherë e mirë mendësinë e disa kolegëve të vlerësuar, të BE, miq të vlerësuar por që kanë disa mendime të errëta për ne, ballkanasit.

E si një vit i vështirë, Edi Rama nuk kurseu falenderimet për të gjithë ata që bën të mundur që Shqipëria të ishte dinjitoze në këtë presidencë. E për koecidencë, mbyllja e Ministerialit përkoi me ditëlindjen e Ambasadorit të Shqipërisë në OSBE, Igli Hasani

Do doja që të bashkoheshit me mua për ta uruar atë për ditëlindjen. Jam shumë krenar, sepse të dashur koleg, ky duket se është këshilli mnë produktiv ministror dhe nuk shoh asnjë arsye pse mos ta permend një gjë të tillë.

Tashmë është radha e Suedisë për të marr presidencën e OSBE, ku një nga debatet më kryesore është ai i ristrukturimit të organizatës.

Leave a Reply