Polemika mes Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën
Është mbyllur samiti 2-ditor i NATO-s që mbajti punimet në Riga të Letonisë, ku temë kryesore e diskutimit të ministrave të jashtëm ishte pikërisht Rusia.
I pranishëm në samitin 2-ditor të NATO-s, shefi për politikën e jashtme i Bashkimit Europian, Josep Borrej tha se unioni do të reagojë ashpër ndaj çdo shkeljeje të integritetit territorial të Ukrainës nga Rusia. Ndërsa përfaqësuesit ukrainas në samit kërkuan ashpërsimin e sanksioneve ekonomike ndaj Moskës, për të vështirësuar një ndërhyrje të mundshme ushtarake ruse në territorin e këtij vendi.
Por presidenti rus Vladimir Putin tha se stërvitjet ushtarake ruse nuk kanë asnjë lidhje me një sulm të mundshëm në Ukrainë.
Jashtë vëmendjes së samitit nuk mbeti as Ballkani Perëndimor. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg foli për tension dhe ndërhyrje nga aktorë të jashtëm që synojnë të dëmtojnë arritjet në rajon duke përfshirë këtu Kosovën dhe Bosnjën.
Ndërsa Borrej nënvizoi nevojën për rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja mënyrë për të çuar përpara çështjet e pazgjidhura mes dy shteteve.
Në këtë samit morri pjesë edhe Ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila theksoi nevojën e përfshirjes se Ballkanit Perëndimor në konceptin strategjik të NATO-s.