Në këtë periudhë vaksinën Pfizer mund të bëjë kush e preferon për të rritur numrin e të vaksinuarve, por edhe për shkak se janë siguruar sasi të vaksinave, Ministria e Shëndetësisë tanimë ka nxjerrë udhëzim çka u mundëson qytetarëve që e duan të mund të vaksinohen me Pfzier.
Mjekëve të familjes u ka mbërritur udhëzimi që tani vaksinën Pfizer nuk do ta marrin vetëm personat që kanë shumë diagnoza apo sëmundje të rënda.
Sipas këtij udhëzimi edhe një person i cili e ka kaluar me simptoma të rënda sëmundjen e covid 19 mund të marrë vaksinën Pfizer, por në qendrën e vaksinimit në sheshin Skënderbej ofrohet vetëm coronavac dhe Astrazenca, por ndërkohë të gjitha qendrat shëndetësore janë furnizuar me Pfizer, Astazenca dhe Sputnik e Coronavac.