Një tjetër arritje historike për Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Mundësi Islam Dudaev i ka siguruar vendit tonë medaljen e dytë të bronztë.
Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12.
Dudaev ngjitet në podium si vend i tretë së bashku me mundësin nga Puerto Riko, Sebastian Rivera, ndërsa fitues i medaljes së artë u shpall japonezi Kotaro, që mundi në finale iranianin Amouzadkhalili.
Dudaev ishte i papërmbajtshëm duke kaluar menjëherë në avantazh 6-0. Hungarezi ngushtoi diferencat në 6-2, por mundësi kuqezi mori një tjetër 2 pikësh duke e dërguar rezultatin në 8-2, por një hungarezi mori një 2 pikësh duke i dërguar shifrat në 8-6 në fundin e periodës së parë.
Një ditë më parë Chermen Valiev fitoi të bronztën në kategorinë 74 kilogramë duke sjellë edhe medaljen e parë për Shqipërinë. Lojërat e Parisit mbyllen në në mënyrën më të mirë të mundshme për vendin tonë.