Inkurajim për liderët politike te Shqipërisë, per te vijuar reformat kundër korrupsionit dhe per te rritur shanset per anëtarësimin ne Bashkimin Europian. Ky është qëllimi i vizitës se sekretarit amerikan te Shtetit, John Kerry, sipas mediave ndërkombëtare, qe e kane pasqyruar qëndrimin e tij disa orësh ne Tirane. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se parlamenti shqiptar po shqyrton nje pakete reformash, te mbështetura nga perëndimi, ku përfshihet nje njësi antikorrupsion sipas modelit te FBI-se amerikane dhe Kerry do t’i japë asaj nje shtyse te lehte. “Reuters” i referohet nje zyrtari te departamentit te shtetit, sipas te cilit Kerry do te përcjelle mesazhin se paketa ligjore është pjese e pastrimit te Shqipërisë nga personat me te kaluar kriminale nga politika dhe administrate shtetërore, jo vetëm per rrugën e saj drejt BE, por edhe per te përmirësuar klimën e investimeve. “Reuters” thekson fokusimin e bisedimeve me kryeministrin Rama ne mbështetjen e Shqipërisë per luftën kundër Shtetit Islamik dhe çështjen e luftëtareve nga Ballkani qe i bashkohen ISIS. Edhe “Associated Press” e sheh vizitën e Kerryt si nje shtyse per mbështetjen nga qeveria dhe opozita te paketës se reformave te gjyqësorit dhe legjislativit. Edhe britanikja “Daily Mail” dhe amerikania “Wadhington Post” e kane përcjelle vizitën e diplomatiti amerikan ne Tirane, ku përmendin faktin se Shqipëria do te falënderohet per kontributin ne luftën kundër Shtetit Islamik.
Reuters: Arabia S. i ka paralajmëruar autoritetet gjermane për “qëndrimet ekstremiste” të sulmuesit
Një burim saudit i ka thënë Reuters-it se Arabia Saudite ka paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai ka postuar…