Melanie dhe Donald Trump mbërrijnë në Britaninë e Madhe, Presidenti përballet me incidentin e papritur

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur  mbrëmjen e të martës në  Mbretërinë e Bashkuar  për vizitën e dytë shtetërore.

Garda e nderit priti kreun e Shtëpisë së Bardhë dhe zonjën e parë Melanie  sapo ata ateruan me avionin presidencial në Stansted, afër Londrës.

“Shumë gjëra këtu ma ngrohin zemrën. Ky është një vend shumë special”, tha Trump.

Por një incident është shënuar pas arritjes së tij. Katër persona janë arrestuar nga policia britanike me dyshimin se kanë projektuar imazhe të  Jeffrey Epstein, të dënuar për pedofili, së bashku me Donald Trump në muret e Kështjellës Windsor.

Mbreti Charles III do ta presë Trumpin në Kështjellën Windsor për një banket luksoz  ditën e sotme  para se Trump të takohet me kryeministrin Keir Starmer.

Shefi i qeverisë britanike  me liderin amerikan pritet të diskutojnë  për shumë çështje, përfshirë ato tregtare  si  dhe lufta në Ukrainë dhe Gazë.

Kjo vizitë është planifikuar që të përkojë me njoftimet për disa investime në Britani.

Në këtë drejtim, kompania Microsoft është zotuar se do të shpenzojë 30 miliardë dollarë gjatë katër vjetëve.

Zyra e Starmerit tha se vizita e Trumpit do ta çojë “miqësinë e pathyeshme” mes dy shteteve “në lartësi më të mëdha”.

Leave a Reply