“Deri në çastin e fundit, ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar një Brexit pa marrëveshje”, tha Merkel pasi u takua me kryeministrin irlandez, Leo Varadkar.
Ajo ritheksoi pozicionin e BE-së se “marrëveshja e tërheqjes e arritur me kryeministren britanike, Theresa May, ka arritur një balancë të drejtë dhe nuk është e hapur për rinegocim”.