Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro mbërriti sot në Rusi për t’u takuar me homologun e tij Vladimir Putin, mes tensioneve me Perëndimin.
Brazili konfirmoi dje lidhjet diplomatike me Kievin në një telefonatë mes dy ministriave të jashtëm, njoftoi qeveria pak para nisjes së Bolsonaro drejt Rusisë.
Ministri kishte përsëritur mbështetjen e vendit për një zgjidhje paqësore duke thënë se Brazili e Ukraina sapo kishin celebruar 30 vjetorin e lidhjeve diplomatike.
Bolsonaro refuzoi presionin e SHBA duke shkuar personalisht për takimin me Putin, për të cilin tha se ka të bëjë me ‘lidhjet bilateral tregtare’.
“Brazili është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj bujqësorë në botë, por jemi shumë të varur nga fertilizuesit e Rusisë”, tha Bolsonaro duke justifikuar udhëtimin.
Të enjten ai do të vizitojë Hungarinë, të drejtuar nga kolegu i tij i djathtë, kryeministri Viktor Orban.
Analistët perëndimorë thonë se koha e vizitës në Moskë nga Bolsonaro ishte “më e keqja e mundshme”.