Në Kroaci ngricat kanë shkaktuar probleme në autostrada, ndërsa në Greqi stuhia “Barbara” ka ulur temperaturat -10 gradë
Jo vetëm në SHBA, por edhe një pjesë e madhe e Europës është përfshirë nga moti i ftohtë me rreshje të dendura bore.
Moti i keq, stuhitë e borës dhe erës kanë shkaktuar dëme nga Bosnja, në Serbi në Kroaci. Në Bosnje -Hercegovinë, bora dhe akulli shkaktuar probleme në rajone të ndryshme të vendit dhe ngrica në shumë autostrada.
Në vargmalet e Bjelasnicës dhe Jahorinës, erërat e fuqishme arritën në 130 km/h. Autoritetet iu bëjnë thirrje skiatorëve që të mos zhvillojnë sportet për shkak të kushteve të pavaforshme. Mijëra skiatorë shkojnë në këto resorte turistike, të ardhur nga të gjitha vendet fqinje.
Bora ka përfshirë edhe disa zona të Kroacisë, ku pemët e rrëzuara kanë shkaktuar dëme në shtyllat elektrike duke ndërprerë energjinë elektrike. Ndërsa breshëri dhe dëbora kanë përfshirë gjithashtu edhe Zvicrën. Kalabria dhe Siçilia gjithashtu pritet të goditen nga një stuhi dëbore në fillim të javës duke ulur ndjeshëm temperaturat.
Stuhia polare “Barbara” ka përfshirë Atikën si dhe ishujt veriorë të Egjeut, Trakinë ashtu edhe Halkidikin. Në shumë zona, dëbora ka arritur në mb 25 cm. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, pritet përkeqësim i motit dhe temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje të dendura të borës në lindje të Greqisë.
Rënia e temperaturës prej 8 deri në 10 gradë Celsius do të ndjehet nga veriu në jug, ndërsa në zonat qendrore dhe veriore, ngricat dhe akulli do të jenë të pranishëm gjatë gjithë javës dhe autoritetet iu kanë bërë thirrje shoferëve të kenë kujdes. Shërbimi zjarrfikës ka paralajmëruar qytetarët që të kufizojnë lëvizjet e tyre.