Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj do të betohet nesër gjatë ceremonisë zyrtare në Presidencë.
Njoftimi i plotë
Përshëndetje! Ju bëjmë me dije se nesër, e dielë 24 korrik 2022, ora 19.15 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Presidencës, do të organizohet ceremonia e fillimit të detyrës të Presidentit, SH.T.Z Bajram Begaj.
Ceremonia sipas programit më poshtë, do të mbulohet me regji qendrore, dhe frekuencat satelitore për sinjalin do t’ju dërgohen nesër.
18.45 – 19.15 Mbërritja e të ftuarve
19.15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19.29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19.30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19.35 – Zj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19.40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19.50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19.53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19.58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20.00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.