Presidenti i vendit, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë dyditore në Sofje, me ftesë të homologut bullgar Rumen Radev.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve tanë miq kanë potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe për t’u pasuruar më tej në të ardhmen.
“Mirënjohje Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev për mikpritjen e ngrohtë në Sofje, në këtë vatër të rëndësishme politike dhe kulturore të shumë patriotëve shqiptarë dhe rilindasve kombëtarë, që punuan me përkushtim për Pavarësinë e Shqipërisë. Mbështetur mbi këtë trashëgimi të vyer, marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore dhe tradicionale të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe dy popujve tanë miq kanë një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar dhe pasuruar më tej në të ardhmen”, shkruan Meta.