Mickoski: Pushteti nuk konsultohet me opozitën për masat ekonomike

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, ka lëshuar akuza në drejtim të pushtetit, për mos konsultim në lidhje me sjelljen e masave ekonomike.

Mickoski thotë se përveç që nuk konsultohen me opozitën, pushteti as nuk ka realizuar investime kapitale dhe ndërtuar spitale të reja, gjëra që i ka premtuar.

“Kanë përgatitur pakon e pestë të masave, ndihmë për ekonominë. Asnjë fjalë konsultimi me deputetët e opozitës, ndërsa ekonomistët presin takim. Nuk ka realizim të investimeve kapitale, spitale të reja, nuk ka kompjuter për çdo nxënës, nuk ka ndihmë për bujqit, e për këtë ka kartela dhe kuponë. Zjgehdjet afrohen, prandaj duhet të blejnë dhe vjedhin. Aq dijnë dhe munden. Që të jetë edhe më keq, ankohen në ambasada se opozita bllokon”, shkruan Mickoski.

Leave a Reply