Publiku maqedonas meriton të dijë se cili është plani i veprimit me Bullgarinë, sepse që nga fillimi ne themi se një dokument i ri, marrëveshje, aneks, ose quani si të doni, është në tryezë dhe është me kërkesë të fqinjit tonë lindor, tha sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Publiku maqedonas duhet ta dijë tekstin e këtij plani, sepse, sipas informacioneve tona, përveç çështjeve të identitetit, të cilat përfshijnë traditën maqedonase, gjuhën, zakonet, historinë, figurat maqedonase dhe revolucionarët, ka shumë çështje biznesi që janë pjesë e atë marrëveshje. ose një plan veprimi që është në tryezë. Kur dyshja Buçkovski-Zaev negocion, po përgatitet një katastrofë e re, një cunami ekonomik dhe një katastrofë kombëtare”, tha mes tjerash Mickoski.