Burhan Nuhiji / postim në facebook
Shqiptaret me procese te montum mbahen me vite ne burg.
Une i mbrrina 16 vite ne burg pse jam shqiptar. Krimineli cka ka vra e burgos dhe ka plackit shqiptaret del ne liri.
Shqiptaret vuajne burg. Kemi shqiptar ne burgun e Idrizoves çka mbahet ne burg 25 vite dhe asnje minister apo politikan shqiptar nuk eshte i interesum per kete shqiptar.
Kjo ndodh kur popullin e udheheqin politikan te cilet nuk kane interesin e popullit, por interesat personale dhe grupore te ngushta.
O ju te politikes antishqiptare largohuni nga servilizmi ndaj maqedonasve. Ishit ne sherbim te Nikolla Gruevskit me vite te tera, jeni ne sherbim te Zaevit dhe do te ngeleni sherbetor te maqedonit. Pa drejtesi nuk ka qeveri e as shtet. Vllau i deshmorit po dergjet me burg te perjetshem.
Kush është Burhan Nuhija, ish-ushtari i UÇK-së dhe vëllai i dëshmorit nga Poroji, i dënuar përjetë
Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës tashmë ka mbushur 16 vjet në burgun e Idrizovës, si një i dënuar me burg të përjetshëm për një vrasje, që ai dhe avokatët e tij me të gjitha dëshmitë dhe provat dëshmojnë se bëhet fjalë për proces të pastër të montuar pas luftës së vitit 2001.
Agjencia e lajmeve INA në vazhdimësi ka trajtuar rastin e Burhanit, i cili kërkon drejtësinë dhe pafajësinë, pasi që provat dhe dëshmitë flasin se ai nuk ka lidhje me vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës. Avokatët e tij thonë se kjo lehtësisht dëshmohet edhe përmes dhjetëra dëshmive dhe provave që dëshmojnë se Burhani se është i pafajshëm. Burhani thotë se është proces i montuar ndaj tij si ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe se rasti i tij është pjesë e montimeve të shërbimeve sekrete.
Përkundër thirrjeve, ai mbetet në qeli, duke kërkuar vazhdimisht zbulimin e së vërtetës. Ai edhe në këtë 16 vjetor të mbetjes në burg, përcjell një porosi publike për drejtësi.