Milani mori një fitore të madhe në Ligën e Kampioneve pas një kohe të gjata. Në “San Siro”, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1 kundër PSG-së dhe mbajnë gjallë shpresat për të kaluar fazën e grupeve.
Parisienët sollën tension në Milano pasi kaluan të parët në avantazh falë Skriniar në minutën e 9 të lojës. Por gëzimi i tyre zgjati vetëm tri mintua pasi Leao solli barazimin mes spektaklit. Në të 50’, Olivier Giroud realizoi golin e fitores. Trajneri Stefano Pioli e konsideroi këtë një fitore të madhe.
“Është e qartë që duan në Milan kështu! Ky ekip ka një mënyrë të tijin për të luajtur dhe të të qëndruarit në fushë. Vuajtëm! Ata e mbajtën topin më shumë. hodhëm një hap me rëndësi, por grupi vendoset në sfidën e fundit!”
Në Grupin F, “Djalli” ka pesë pikë në vend të tretë, një pikë më pak se sa PSG, ndërsa kryeson Dortmundi me 7 pikë. Në fund gjendet Newcastle me 4 pikë, ndërsa u mund në “Iduna Park” nga verdhezinjtë 2-0.
Gjithçka e zgjidhur në Grupin G, ku Mançester Siti vazhdon perfeksionin. Anglezët mundën 3-0 Yang Bojs në shtëpi me Erling Haaland që realizon dopietë. Kampionët në fuqi sigurojnë kualifikimin në fazën pasardhëse, ashtu si edhe Lajpcig që mundi Cervena Zvezdan në Beograd 2-1, dy ndeshje përpara.