Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh i shqetësuar pasi ushtria izraelite bastisi spitalin al-Shifa në Gaza, ku aty mbetën të vrarë dhe të plagosur.
“Spitalet nuk duhet të jenë kurrë fusha beteje. Jemi tmerrësisht të shqetësuar për situatën në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës, i cili po rrezikon punonjësit e shëndetësisë, pacientët dhe civilët”, shkroi ai në X.
“Spitali vetëm kohët e fundit ka rikthyer shërbimet minimale shëndetësore. Çdo armiqësi ose militarizimi i objektit rrezikon shërbimet shëndetësore, aksesin për ambulancat dhe shpërndarjen e furnizimeve për shpëtimin e jetës”, shtoi shefi i OBSh-së.
Një bastisje e forcave izraelite në spitalin al-Shifa të qytetit të Gazës ka shkaktuar viktima të shumta dhe ka shkaktuar një zjarr të ashpër në një nga ndërtesat.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se një zjarr shpërtheu në hyrje të kompleksit, afër vendit ku një grup grash dhe fëmijësh të zhvendosur po kërkonin strehim në spital.
Ajo tha se komunikimi ishte ndërprerë, me njerëz të bllokuar brenda njësive të kirurgjisë dhe emergjencave të njërës prej ndërtesave.