Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron sulm hibrid nga Rusia – Gjermania duhet të jetë e përgatitur

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë të dielën se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për t’iu kundërvënë çdo sulmi hibrid nga Rusia, që përfshin fushata të mediave sociale të dizajnuara për të ndihmuar partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste.

“Putini po angazhohet në sulme hibride dhe Gjermania është veçanërisht në fokus”, ka thënë Pistorius për gazetat Funke Mediengruppe në komentet e publikuara të dielën, shkruajnë mediat e huaja.

“Ai na njeh mirë,…”, shtoi ministri i mbrojtjes, një socialdemokrat.

“Injorimi i këtij kërcënimi,… nuk do ta bëjë atë më të vogël, por më të madh”.

Ai theksoi se sulmet kanë të bëjnë me infrastrukturën e Gjermanisë, furnizimin me energji, aktivitetet në Detet e Veriut dhe Baltik, si dhe shkeljet e hapësirës ajrore.

Një pjesë e strategjisë së Putinit është të shqetësojë dhe përçajë shoqërinë tonë, paralajmëruar Pistorius.

Ndërsa kur u pyet nëse Gjermania është aty ku duhet të jetë ushtarakisht, Pistorius tha: “Ne jemi në një rrugë të mirë”.

Siç kujtojnë mediat, vetëm këtë vit janë nisur 97 projekte të mëdha me vlerë 58 miliardë euro (60.5 miliardë dollarë), duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar.

Por, ai mendon se ka vend për përmirësim.

“Ne kemi transferuar shumë materiale në Ukrainë. Përveç kësaj, industria ka nevojë për kohë për të rritur kapacitetet e prodhimit për të prodhuar armë dhe municione”.

Leave a Reply