Ministri i Jashtëm gjerman: Shqipëria përpjekje impresionuese. Keni mbështetjen e qeverisë gjermane

Ditën e sotme shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati u takua me homologun gjerman Heinke Mass.

Pas takimit, Mass i bëri me dije se përpjekjet e Shqipërisë, për të çuar para reformat, janë impresionuese.

Mass nuk la pa theksuar edhe mbështetjen e qeverisë gjermane në mënyrë që Shqipëria të vijojë progresin në reforma e t’i hapet drita jeshile drejt aderimit në BE.

 

Ministri i Jashtëm gjerman Heike Mass:

“U bëj thirrje aktorëve politik të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin. Keni mbështetjen e qeverisë gjermane. Intensifikim i marrëdhënieve. Shqipëria partner i rëndësishëm, spirancë stabiliteti. Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor është në interesin e BE, ndryshe do shtrihet ndikimi i forcave të treta në Ballkan”.

Ministri Bushati:

“Falënderojmë Gjermaninë për ndihmën e vazhdueshme në rrugën evropiane të Shqipërisë.

12 muajt e ardhshëm do i shfrytëzojmë maksimalisht.

Diskutuam për situatën në rajon dhe rolin e Shqipërisë.”

Leave a Reply