Ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviç, i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Mediat serbe kanë njoftuar se ministri po planifikonte të ishte i pranishëm në nisjen e vitit akademik të Universitetit serb të Prishtinës me seli në Mitrovicë, por iu refuzua hyrja.
“Nuk është hera e parë që nuk me lejojnë të hyj ne Kosovë. Për herë të katërt, më është ndaluar të hyj në territorin e Kosovës nga administrata në Prishtinë”, ka thënë Sharqeviç.
Ai tha se nuk e ka të qartë pse i është refuzuar leja.
“Autoriteteve në Prishtinë, vërehet se nuk po u pëlqen që në territorin e Kosovës po mbajmë mësim në gjuhën serbe”, ka shtuar ministri i Qeverisë së Serbisë.