Kuvendi i Maqedonisë sot pasdite e miratoi Ligjin për tatimin e të ardhurave personale me të cilin nga 1 janari i vitit 2019 hiqet koncepti për tatim të sheshtë dhe vendoset tatimi progresiv.
Në elaborimin e propozimit ministri i Financave Dragan Trevdovski e vlerësoi si zgjidhje të drejtë, derisa opozita si zgjidhje të keqe ligjore dhe katastrofë për ekonominë e Maqedonisë.
“Propozohet vendosja e tatimit progresiv me qëllim të sigurimit të drejtësisë më të madhe të sistemit tatimor”. tha Tevdovski.
Përveç shkallës së tatimit nga 10 vendoset edhe shkalla prej 18 për qind që ka të bëjë në bazë tatimore e cila tejkalon një milion e tetëdhjetë mijë denarë në nivel vjetor, gjegjësisht 90 mijë denarë në nivel vjetor. Për bazën tatimore deri në një milion e tetëdhjetë mijë në vit dhe deri në 90 mijë në muaj mbetet zbatimi i shkallës ekzistuese tatimore prej 10 për qind.
Gjithashtu propozohet edhe tatimi i të ardhurave për qira, nënqira, dividendë, përfitime kapitale, lojëra të fatit dhe të ardhura të tjera me zbatimin e shkallës së vetme tatimore prej 15 për qind.