Mirela Muça është emëruar Drejtore e Përgjithshme e autorizuar e Institutit të Statistikave me vendim të kryeministrit Rama.Muça do të qendrojë në këtë post deri sa të kthehet në detyrë Gjergj Filipi.Sipas njoftimit zyrtar të INSTAT, Mirela Muca ka marrë detyrën që në 3 dhjetor.Burimet nga INSTAT bëjnë të ditur se Gjergj Filipi për arsye shëndetësore ndodhet për kurim jashtë vendit .