Ajo që po ndodh në PD është një rrugëtim që Lulzim Basha e di përmendsh. Sepse atë ai e ka parë të zhvillohet në vitin 2009 te Partia Socialiste, e cila pasi humbi zgjedhjet, u lëshua në një politikë kaotike dhe histerike virtuosi I së cilës u bë patjetër kryetari Edi Rama.
Në mënyrën më të palogjikshme, pasi kishte refuzuar koalicionin parazgjedhor dhe pasi kishte imponuar sistemin zgjedhor aktual, Edi Rama, doli para shqiptarëve për t’ua shpjeguar humbjen me trafikimin e 83 mijë zemrave nga Ilir Meta. Diçka e paprecedentë. Këtu nuk po përmendim faktin se Edi Rama dha dorëheqjen dhe në moment dëshpërimi kishte deklaruar largimin dhe se atë e mbajtën të tjerë në karrige, pasi këto janë substance emocionale e asaj partie që mbarështon të keqen në këtë vend.
Shikojeni këtë video të gushtit 2009, kur Edi Rama, i nxjerrë nga kllapia e humbjes, fliste për vendime asambleje dhe protesta me theksime të gërmës “r”, për të dhënë idenë e një vendosmërie që buron nga dëshpërimi.
Çfarë intereson këtu është ngjashmëria e situatave politike, që shkojnë në të njëjtin sesns për shkak se zgjidhjet e susksesshme të njërës palë lexohen si model i përgjithshëm.
Lulzim Basha bëri diçka ndryshe. Shpalli ngrirjen e mandatit të vet në çështjet organizative. Sot është koha që për të shmangur atë që ndodhi me PS-në, ku Rama si humbës vazhdoi detyrën, ata që kundërshtojnë Bashën duhet të ndërmarrin hapa konkretë. Të imponojnë zgjedhje të vërteta partiake, nën organizimin e një komisioni të posaçëm, jashtë tagrit të nënkryetarëve dhe sekretarit të Përgjithshëm. Përndryshe përfundimin e kanë para syve si kryeministër që bën çfarë do. /ResPublica/