Gjuajtësit F-16 të forcave ajrore belge janë filmuar së fundmi në intercetimin e disa avionëve rusë pranë një luftanijeje amerikane në detin balltik.
Luftanija amerikane USS Donald Cook, po vepronte në ujërat pranë Lituanisë javën që shkoi, sipas komandës ajrore aleate.
Video e incidentit të së premtes u filmua nga kabina e pilotëve belgë dhe u publikua nga autoritetet.
Avionët rusë Su-24, Su-27 e Su-30SM duken të armatosur me raketa ajër-ajër dhe po fluturonin në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ashtu siç ishin duke fluturuar F-16 belgë që po i shoqëronin për siguri.
Episodi nuk është i pari. Një nga incidentet më të rënda të këtij lloji ishte ai i
25 majit 1968, kur gjuajtësi sovjetik Tu-16 u përplas në det pranë luftanijes amerikane Essex në detin e Norvegjisë, pas disa fluturimeve provokuese pranë saj.