Rusia i ka dëshmuar sërish perëndimit se di të bëjë një rezistencë të fortë përballë sanksioneve të vendosura mbi ekonominë e Moskës.
Ditën e shtunë autoritetet vendase kanë djegur 1.6 tonë ushqime të importuara nga Gjermani enkas për pjesëmarrësit e një gare me motora që zhvillohet në Moskë.
Ushqimet ishin dërguar posaçërisht për garuesit, të cilët do të qendrojnë në Moskë këtë fundjavë.
Rusia u është përgjigjur me të njëjtën mënyrë sanksioneve të Perëndimit, duke vendosur sanksione ndaj produkteve perëndimore dhe të vendeve të tjera që mbështesin perëndimin.
“Lufta” e sanksioneve nisi pas përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainën Lindore dhe aneksimit të Krimesë prej Rusisë.
Së fundmi, presidenti Putin është përqendruar në pasurimin e ushtrisë vendase me mjete luftarake të teknologjisë më të fundit.
Gjithashtu, po vërehet një përpjekje e Moskës për të forcuar marrëdhëniet me vendet e Lindjes së Mesme. Këtë javë, Putin mirëpriti presidentin Egjiptian Abdul Fatah al-Sisi për herë të tretë brenda një viti.
Dy vendet kanë zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me gati 80 përqind të volumit, përfshirë këtu edhe shitjen e armëve. Kjo, sipas ekspertëve, rrit ndikimin politik dhe ekonomik rus në rajon.