As vera e 2021-it nuk pritet të prodhojë një vendimarrje për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare që e vendos Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në proces negocimi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Nga mbledhja e së martës e ministrave të Jasshtëm të vendeve anëtare të BE-së, Gledis Gjipali, drejtuesi i “Lëvizja Evropiane” nuk parashikon një lajm të mirë, për aq kohë sa mosmarrëveshja për rrethanat historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut vazhdon.
GLEDIS GJIPALI
DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI
“Në takimin e nesërm palët paraqesin qëndrimet e tyre, nëse ka ndryshime sepse gjatë gjithë kësaj kohe sigurisht është duke u negociuar, duke i bërë presion Bullgarisë për të lëshuar në veton e saj, por nëse nuk ka atëherë do t’i ngelet samitit të kryetarëve të shteteve që është dy ditë më pas, nëse aty mund të kemi një zhbllokim të situatës. Në qoftë se nuk do të kemi një lajm pozitiv nga ministrat, do të kemi dhe një diskutim ndoshta në datat 24 dhe 25, nëse ka hapësira për të diskutuar, nëse nuk ka hapësirë për të negociuar, çështja nuk do të përcillet në samtin e kryetarëve të shteteve. Gjasat janë që ne të penalizohemi.”
Shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, do të mbetet në kufijtë e një diskutimi, deri sa Bashkimi Evropian t’i ketë shfrytëzuar të gjitha mekanizmat zhbllokues.
GLEDIS GJIPALI
DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI
“Në fund të fundit ai do të jetë opsioni që të gjithë duan ta shmangin në fakt, sepse kjo do e vështirësonte shumë punën e Maqedonisë së Veriut në procesin e negociatave, duke qenë një vend që ka sakrifikuar shumë, por edhe është vonuar shumë në këtë proces, por nëse nuk do të kemi zgjidhje të këtij ngërçi patjetër Shqipëria nuk mund të qëndrojë e varur.”
Nëse samiti i shefave të diplomacisë se vendeve anëtare dhe më pas ai kryetarëve të shteteve nuk do të zgjidhë ngërçin e krijuar nga Bullgaria që po mban peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të bëjnë përpara me negociatat anëtarësuese, në shtator, Gledis Gjipali parashikon:
GLEDIS GJIPALI
DREJTUES, “LEVIZJA EVROPIANE” NE SHQIPERI
“Aktualisht është e vështirë për shkak se Bullgaria ka zgjedhjet e parakohshme parlamentare në mes të Korrikut, pra është e vështirë të kemi një heqje të vetos së tyre, por besoj se ky diskutim do të rifillojë në Shtator, dhe nëse nuk kemi zhvillime të reja nga ana e Bullgarisë besoj do të kemi edhe një ndarje më pas.”
Vizion Plus