Moti i ashpër ka “mbërthyer” Spanjën

Moti i ashpër ka mbërthyer Spanjën. Pas më shumë se një dekadë pa borë, Spanja po përballet me të ftohtin rekord Siberian si pasojë e Stuhisë Filomena, me reshje të rënda bore nga 20 deri në 50 cm dhe temperature ekstrem të ulëta, me rekordin e fundit prej -35,8 gradë celciuz.

Kaosi i shkaktuar nga stuhia ende vazhdon, por deri tani u shënuan dy viktima. Një grua në Malaga humbi jetën e bllokuar në veturën e saj, teksa e mori lumi që doli nga shtrati i tij. Ndërsa një burrë i pastrehë u ngri për vdekje në Kalatajud.

Ekipet e shpëtimit me aktivitete të intensifikuara në terren, për t’i evakuuar personat që kanë ngecur nëpër vetura, në rrugët e Madridit që nga dita e djeshme, duke iu apeluar të mos dalin nga veturat.

Në mesin e të evakuuarve janë edhe 59 pasagjerë, të cilët kaluan mbrëmë 14 orë të bllokuar në traget, i cili shkaku i stuhisë së fortë përfundoi në një zonë me gurë, rreth portit Agaete.

Kryeministri, Sançez iu bën thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimin dhe t’i ndjekim udhëzimet e shërbimeve të emergjencës. https://twitter.com/sanchezcastejon?lang=en
Meteorologët parashikojnë shpërndarje më të gjerë të stuhisë Filomena edhe në Ballkan.

Edhe Britania e Madhe po përballet me kaos bore dhe temperatura të ulëta e madje priten ngrica në disa pjesë të vendit. Mbrëmë, Irlanda Veriore përjetoi natën më të ftohtë ndër dekada, teksa u shënua temperaturë -10 gradë celciuz. Ndërsa Anglia shënoi temperaturën më të ulët për këtë dimër, -11.

Leave a Reply