Një nga anijet e flotës së peshkimit është mbytur pasditen e së shtunës në akuatoriumin e portit të Durrësit.
Era e fortë dhe deti i trazuar edhe brenda sipërfaqes ujore portuale kanë bërë që nga fërkimet me mjetet pranë, anija “Dejvi” të pësojë çarje dhe të fundoset.
Anija, me një gjatësi 17 metra, ndodhej e ankoruar në kalatën pranë ish-kantierit detar, së bashku me shumë peshkarexha të tjera që qëndronin në pritje të qetësimit të detit për të nisur lundrimet për gjuetinë e peshkut.
Dita e shtunë është karakterizuar nga era e fortë me një shpejtësi që varionte nga 15 në 22 metra për sekondë dhe një det i dallgëzuar me forcë 6-7 ballë.