Prej disa ditësh disa rajone në Gjermani janë përfshirë nga mnoti keq, për këtë arsye autoritete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Shtetet jugore të Bavarisë dhe Baden-Württemberg janë përmbytur, ku disa nga digat kanë shpërthyer si pasojë e reshjeve të dendura.
Shumë porej banorëve të këtyre rajoneve janë evaakuuar, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë masa për t’i bërë ballë motit të “çmendur”.
Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.
Niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim. Prej ku raportohet se komunitetet e Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht. Përmbytjet statistikisht ndodhin vetëm çdo 50 deri në 100 vjet.