Pjesa veriperëndimore e Australisë është goditur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme për të pestën ditë me radhë, ku si rezultat i kësaj është urdhëruar evakuimi i qytetarëve, shkruan Reuters.
Në New South Wales është urdhëruar evakuimi i qytetarëve, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë mbuluar me ujë rrugët që janë bërë të pakalueshme.
Moti i ligë që ka goditur Australinë ka bërë të në Queensland dhe pjesë tjera të vështirësohet jeta nga sasia e madhe e ujit.
Meterologët australianë parashohin se shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë të bien deri të mërkurën apo të enjten, duke paralajmëruar se rezultatet mund të jenë të këqija – duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.