Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur që të mos japë asnjë leje për zyrtarët nga Beogradi për ta vizituar Kosovën.
Ky vendim vjen pas fushatës së Serbisë kundër Kosovës, inskenimeve dhe kërcënimeve që po i bën politika serbe karshi Kosovës.
“Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuat një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka njoftuar këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.