Shkruan: Arian Sejdini /
Gjyshërit i gëzohen nipave e mbesave. Madje thonë se i duan dhe ju gëzohen më shumë se djemve dhe vajzave të veta. Nipërit dhe mbesat sa vijnë e rriten aq më shumë i marrin për model gjyshërit e tyre. Përgjithmonë i kujtojnë duke i cituar, i përkujtojnë përmes ndonjë rrëfimi interesant, përalle apo shëtitje dorë për dore, nëpër fusha e ara, nëpër parqet e qyteteve.Sot, gjyshërit janë bërë modernë. I marrin nipërit e mbesat dhe i dërgojnë në foshnjore, në çerdhe e kopshte, nëpër kurse, nëpër parqe e kopshte zoologjike, sepse prindërit e tyre janë nëpër punëra. Gjyshërit bashkëkohorë i marrin nipërit e mbesat dhe shkojnë nëpër librari, blejnë libra për moshën e tyre fëmijërore, shkojnë nëpër teatro për femijë, në kinema, në balet, shkojnë nëpër dyqane lodrash etj.Është një gjysh i kotë, performues i përkryer në hajni, në krim, në banditizëm. Quhet Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula. E njohin të gjithë si uzurpator të postit “Reisul Ulema”. Profili i tij prej gjyshi është horor, i tmerrshëm, i denjë për t’u burgosur, edhe më i denjë për ta humbur nipin, si përdhunues i tij, si keqpërdorues i amësisë dhe atësisë së voglushit, si pasojë e trimërisë së tij prej një banditi të përkryer.Mulla Sula si gjysh është promotor i vënies në lëvizje të institucioneve përkatëse, i enteve sociale dhe i ligjeve që mbrojnë të drejtën e fëmijëve dhe për t’ia marrur atë nip e për t’ia strehuar në entet prkatëse. Sepse, Mulla Sula fare nuk dallon nga ata tutorët që i nxjerrin fëmijët e tyre nëpër semafora e në vjedhje duke i detyruar në përfitime. Mulla Sul, tashmë i rrjedhur për lesh, kërkon që nipi i tij të përfitojë nga situata dhe nesër, kur të vdes gjyshi, të ec gjurmëve të tij. Po çfarë hapash ka hedhur gjyshi i tij dhe çfarë gjurmësh ka lënë? Ardhmëri e tmerrshme e nipit të vet!Për nipin e Mulla Sulës ka folur edhe CNN-i amerikan, si për një kandidat potencial për botën e krimit, nëpër të cilën e ushtron që në vogëli gjyshi, Mulla Sul. Ky gjysh, në kohën e mësimit, e merr Sulën e vogël, nipin e vet dhe, ua lë në dorë bodigardëve të tij të cilët kanë marrë këtë epitet falë aktiviteteve dhe afiniteteve të tyre kriminale, me nga një gjysëmshkollim sipërfaqësorë. Tetë orë fëmija i vogël i kalon me armë të vërteta në dorë, me kallashë e me revole të truprojeve e të gjyshit, duke ju kërcënuar punëtorëve nëpër BFI, duke shitur banditizëm. Këto tetë orë ky fëmijë nuk i kalon as në kurse të shumta, as në shkollë, as në ndonjë ent rehabilitues, sepse, shihet që prej tij nuk del gjë tjetër përveç ndonjë kriminel i ardhshëm.Të gjithë myftinjtë, të gjithë kryetarët e komunave ku zhvillohet ndonjë ngjarje fetare, të gjithë ministrat e intelektualët e ndryshëm, çdo ditë të lume pyesin në është ky fëmijë në shkollë. Nuk ka njeri që nuk shpreh keqardhje për atë fëmijë por edhe për Mulla Sulën që ka arritur këtë derexhe, të mos ketë një gram dhembshuri për nipin e vet të cilin e merr nëpër manifestime, nëpër organizime, nëpër takime, e pastaj edhe nëpër dreka e darka që zgjasin deri në mesnatë. E merr nipin me vete sa për t’u mburrur të paktën një njeri i shtëpisë se çfarë gjyshi ka, e njohton me njerëz të mëdhenj, e fotografon me ta, dhe pastaj nipi, pasi do të lodhet mirë e mirë, duke u sharë me fjalë më të ndyta me bodigardët e gjyshit, pasi do t’i ket ndjekur me revole në dorë, i lodhur deri në këputje, do t’ia fusë gjumit në karrige, deri sa të tjerët bëjnë qejf duke e shkoqur mishin si zagarët e përjargur (kjo shihet nga fotot që i postojnë ata të “sper grupit”!)
A thua, pse ka nevojë gjyshi, Mulla Sula, të kënaqet me këtë torturë të nipit të vet. Jo, Mulla Sula e do nipin e vet, është në gjendje të vdes për të, por, ja që ky është ai lloj i dashnisë që e kupton Mulla Sula. Sa më shumë që të torturohesh për të, sa më shumë që kalon peripeci në shoqëri me të, aq më i dashur do të jeshë prej tij. Natyrisht, ky ësht sadizëm. Këtë e kuptojnë të gjithë por, ajo që nuk kuptohet akoma është fakti se si, entet përkatëse shoqërore e lejojnë një fëmijë në dorë të një sadisti, siç është Mulla Sula. Mulla Sula ka nevojë që në mbrëmje, në shtëpinë e tij, dikush t’ia bëjë fjalën se sa njeri i madh që është, se si ua qi nanën gjyshi të gjithëve, se si gjunjëzohen dhe ia kthejnë bythën gjyshit të gjithë myftinjtë e kryetarët e komunave. Gjyshi Sulë është trim, është shumë i madh, ka shumë para, aq shumë para të vjedhura sa, në vend të lodrave të lira, në vend të makinave prej plastike, Gjyshi Sulë i blenë nipit të vet shumë revole prej vërteti, makinë prej vërteti të tipit BMV X5, e çka jo tjetër. Ashtu siç nuk guxon askush t’ia ngrisë zërin Gjyshit Sulë, ashtu nuk duhet ngritur zërin as nipit Sulë, sepse e kemi me kimet, të armatosur deri në dhëmbë, ekspert i përdorimit të armëve, i ngasjes së makinës, e kemi boss të vogël që e zë mesnata nëpër tavolina me plotë mish, madje që në moshën e tij pesëvjeçare. Fatkeqësisht, Sula i vogël nuk ka lidhje me aktivitetet artisike fëmijërre, nuk ka vizituar asnjë kurs, snjë aktivitet parashkollor. Nga fotografitë e postuara nëpër fb opinioni i gërë e njeh si një fëmijë që më tepër gjason në një kriminel të dështuar se sa në një nxënës të mirë. Kjo falë gjyshit të tij pervez, Mulla Sulës.